Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në emisionin “Personale” ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, prej se ka ardhë në pushtet VV-ja ka përçarë spektrin politik në Luginë të Preshevës.
Arifi ka theksuar se që nga viti 2015 e tutje deri në vitin 2020 ka pasur një unifikim të shqiptarëve atje, duke potencuar se po në këtë vit, kanë bërë një list për zgjedhjet paraletrare në Serbi, e, që sipas tij, ky unifikim që ka ndodhur për herë të parë pas 30 vjetësh, është përçarë nga VV-ja.
“Kur kemi filluar në 2015 kemi themeluar partin dhe kemi qenë e dhjeta parti e themeluar në atë kohë, sot mas 7-8 vite punë, e shohim që në Preshevë ka pasur një konsistencë një unifikim të spektrit politik, sepse sot kemi vetëm katër parti politike dhe një grup qytetarë. Përshtypja që ekziston në Kosovë apo në shqiptari, që ne në Preshevë jemi tepër të përçarë, nuk është reale, sepse në 2020 e kemi pasur një sukses në unifikim e spektrit polik shqiptar, që kemi bërë një listë për zgjedhjet parlamentare në Serbi, që ka ndodhur për herë të parë pas 30 viteve…pastaj u përça sepse VV-ja i vendosi duart dhe e ka përçarë. Këtë e dinë çdo preshevarë dhe çdo shqiptarë që e përcjellë politiken në Luginë të Preshevës, që më hyrjen e VV-a në pushtet, në atë moment dhe ndërhyrja e saj në Preshevës nuk ka sjellë vetëm përçarjen e kësaj liste, këtij procesi të unifikimi por edhe ka sjellë probleme të tjera”, ka thënë Arifi.