Nikolla Todoroviq, i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor, i është caktuar një muaj paraburgim nga gjykata.
Një gjë të tillë e ka konfrimuar avokati i tij, Millosh Deleviq, për ‘Kosovo-Online’, shkruan Demokracia.com.
Gjyqtari ka marrë vendim me të cilin caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa Deleviq ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.
“Kemi ofruar lirimin me kusht, por gjyqtari nuk ka dashur ta pranojë”, ka thënë ai.
Todoroviq u ndalua dje një Jarinje, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj zyrtarit policor.