Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, duket se do të nis një referendum për kundërshtimin apo refuzimin e planit “franko-gjerman”.
Në një deklaratë për mediumin serb “Danas”, ai ka thënë se referundimi është e vetmja mënyrë “për të parandaluar atë me të cilën presidenti Aleksandër Vuçiq u pajtua në Bruksel e Ohër.”
“Referendumi për refuzimin e planit “franko-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë me të cilën Vuçiq ra dakord verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën nga Serbia në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme.” – tha Jeremiq në Krushevc ku foli me qytetarët që nënshkruajtën iniciativën e partisë për mbajtjen e referendumit.
Ndërkohë, Jeremiq foli edhe para disa ditësh në lidhje me këtë çështje.
Duke e konsideruar ‘tradhëti’ pranimin e Marrëveshjes nga Vuçiq, ai ka kërkuar që të zhvillohet referendum në Serbi.
“E detyrueshme për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është zotuar verbalisht për këtë dhe referendumi për atë plan është “e vetmja mënyrë për të parandaluar tradhtinë e lartë,”- është shprehur Jeremiq, raporton Kossev.
Vlen të theksohet se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar më katër prill ku sipas asaj që u bë e ditur, janë pajtuar për marrëveshjen për të pagjeturit, ndonëse detaje të saj nuk dihen pothuajse pare.
Gjatë këtij muaji, pritet që të ketë edhe një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, por për datën nuk është vendosur ende.