Një tentim-vrasje ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.
Policia bën të ditur se derisa një person ishte duke lëvizur me veturë, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja”, thuhet në raportin e Policisë.
Në raport thuhet se i dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor.