Napoli ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit të Italisë.
Napolitanët me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, kanë fituar të premten mbrëma në udhëtim te Lecce, në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.
Giovanni Di Lorenzo shënoi për epërsinë e Napolit në minutën e 18-të.
Pas një tollovie në zonë në minutën e 52-të, shifrat i barazoi Federico Di Francesco.
Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua dhe mori pikët e plota.
Autogoli i minutës së 64-t nga Antonino Gallo, vulosi çështjen e fituesit në këtë ballafaqim.
Rrahmani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Napoli shkoi në kuotën e 74 pikëve në krye të tabelës.
Lecce mbetet në pozitën e 16-të me 27 pikë.