Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka thënë se ai beson që në Bosnjë dhe Hercegovinë është kryer gjenocid nga ana e Serbisë.
Ai ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë kur ka vendosur për krimet që kanë ndodhur në Srebrenicë.
“Është shumë me rëndësi që Gjykata Ndërkombëtare disi e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Në këtë kuptim, qëndrimi im është shumë i qartë si dhe Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar tashmë një rezolutë për këtë çështje”, ka deklaruar Milatoviq, transmeton Gazeta Express.
“Është shumë me rëndësi që ne si rajon, së bashku, të bëjmë një gjykim për të kaluarën e vështirë. Një të kaluar si ajo e Srbrenicës, por gjithashtu e Jasenovqit, si dhe një të kaluar si ajo e Malit të Zi, e krimeve të mëdha në Piva, Velica… këto janë ato që unë qartazi i dënoj”, ka thënë Milatoviq për Al Jaziran.