GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tahiri-Qeverisë: Infrastruktura rrugore mbeti vetëm në letër

07/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Tahiri-Qeverisë: Infrastruktura rrugore mbeti vetëm në letër
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe sot ka vazhduar seanca në Kuvendin e Kosovës, për qeverisjen dy vjeçare nga kryeministri Albin Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pyetur ministrin e infrastrukturës dhe zv/ministrin Hysen Durmishi, se përse, siç tha ai, i kanë gënjyer qytetarët e Podujevës, se rruga Prishtinë-Podujevë do të përfundojë në 9 muaj.

“Infrastruktura rrugore mbeti vetëm në letër! Në debatin parlamentar rreth punës dyvjeçare të Qeverisë, një ndër temat kryesore ka qenë infrastruktura rrugore. Në seancë theksova se e kuptoj plotësisht procedurën që e sqaroi ministri për shpronësimin dhe problemet teknike. Por, nuk e kuptoj zv/ministrin, Hysen Durmishi, kur në fushatë zgjedhore iu thotë qytetarëve të Podujevës se për nëntë muaj rruga Podujevë-Prishtinë kryhet. Pastaj, shkon kryeministri e deklarohet për këtë. Jo që kanë kaluar nëntë muaj, por kemi hyrë në vitin e tretë dhe rruga Podujevë-Prishtinë nuk është kryer. Këtu duhet të japin përgjegjësi politike, duke kërkuar falje që kemi qenë në kohë zgjedhjesh. Sa i përket qëndrimit politik, në rregull jemi. Por, jo me përdor mekanizmin qeveritar për një synim puro politik”, ka thënë Tahiri.

“Kur flet për rrugët, rruga Prishtinë-Gjilan është iniciuar nga Pal Lekaj, kur ka qenë ministër i Infrastrukturës, rruga Prishtinë-Mitrovicë, po ashtu u nis nga Pal Lekaj. Por, na tregoni për rrugën Kievë-Zahaq, që i keni pasur 200 milionë euro prej BERZh-it, ku janë ato para, pse e keni zvogëluar trasenë e rrugës, pse keni bërë intervenime? Ndërsa, rruga për Brezovicë ka qenë e shtruar, vetëm një shtresë asfalt ka pasur nevojë të shtrohet. Rruga për Malin e Zi, negocimi është kryer në kohën e Pal Lekajt sa ishte ministër”, shtoi ai.

Tutje, Tahiri në replikën e tij drejtuar ministrit të infrastrukturës, e pyeti se të paktën a ka qenë e mundur t’u kërkohet falje këtyre qytetarëve.

“Ministër po e lëmë që po i pranoj të gjitha ato që i the, por a ka mundur të vendosen sinjalizimet në rrugën Prishtinë-Podujevë? A s’ka mundësi një kërkim falje ta bëni për ata qytetarë të Podujevës dhe për të gjithë diasporën që vijnë përmes asaj rruge të cilët në çdo moment e kanë jetën në rrezik. Nuk mund ta pranojmë faktin, që në kohën e zgjedhjeve deklaroni se do ta përfundoni rrugën për nëntë muaj, ndërsa tani dy vjet e gjysmë të pauzoni. Të paktën sinjalizimin ta bëni”, përfundoi Tahiri.

Tags: Besnik TahiriQeveria Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Puna dyvjeçare e qeverisë, Musliu: Duhet kohë për të folur për të gjitha përrallat e Albinit

Next Post

Përurohen tri pllakata për dëshmorët në fshatin Polac

Next Post
Përurohen tri pllakata për dëshmorët në fshatin Polac

Përurohen tri pllakata për dëshmorët në fshatin Polac

Lajmet e fundit

Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

24/05/2025
Qeveria dhe kryeministri janë stabile dhe se nuk ka arsye të dorëheqjes

Duda Balje jep detaje për personin i cili i ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë

24/05/2025
Prishtinë: Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi, lëndohet rëndë në kokë

Prishtinë: Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi, lëndohet rëndë në kokë

24/05/2025
Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti

Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti

24/05/2025
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

24/05/2025
Qeveria dhe kryeministri janë stabile dhe se nuk ka arsye të dorëheqjes

Duda Balje jep detaje për personin i cili i ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë

24/05/2025
Prishtinë: Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi, lëndohet rëndë në kokë

Prishtinë: Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi, lëndohet rëndë në kokë

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.