GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gërvalla akuzohet se po e keqkupton diplomacinë

07/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gërvalla: Serbia është fajtore që nuk po arrihet asnjë marrëveshje
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas Donika Gërvallës, diplomacia e shteteve të tjera është e mahnitur me sukseset e Kosovës me Qeverinë Kurti. Madje, një kryediplomat i njërës prej shteteve nordike thotë ta ketë konsideruar Kosovë “yllin” që po shkëlqen në demokraci. Ish-diplomatja Vlora Çitaku, Gërvalla nuk arrin t’i kuptojë ata që i takon.

Qeveritarët kanë folur dje në Kuvendin e Kosovës për punën që  e kanë bërë për dy vjet, prej kur kanë ardhur në pushtet. Por, vëmendjen e mori Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, një prej ministreve më të kritikuara nga opozita. Me aq sa u kuptua nga Gërvalla, ajo është mëse e kënaqur me punën e saj dhe të Qeverisë dhe thotë se admirimin t’ia kenë shprehur edhe homologët.

“Një homolog i imi nordik, në një prej takimeve duke folur për Kosovën na thotë: “You are the shining star of democracy in the region”. Pra, jeni yll i demokracisë në rajon”, tha ndër të tjera Kryediplomatja.

Gërvalla tutje tha se homologët nga mbarë bota i shprehin asaj admirim për sukseset që po i shënon, sipas saj, Qeveria Kurti.

“Të panumërta janë bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshëm, të cilët shprehin admirim për sukseset në reformat e vendosura dhe të guximshme dhe përcaktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor dhe demokraci të mirëfilltë”, tha ajo.

Ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, tani nënkryetare e PDK-së, tha se në krye të diplomacisë është dikush që e keqkupton kurtuazinë dhe e keqlexon atë.

“Dmth, në krye të shtetit e diplomacisë kemi njerëz që nuk dinë as ta lexojnë tavolinën, as bashkëbiseduesin, as situatën.  Njerëz që kortuazinë e keqkuptojnë dhe keq lexojnë”, reagoi Çitaku në Facebook, pas fjalimit të Gërvallës.

Sapo Kreydiplomatja e tha fjalinë që pretendonte se i është thënë nga diplomati nordik, Çitaku postoi një poezi fëmijësh “për yllin”.

Ndonëse është ministrja e targetuar nga opozita për përfomancë të dobët, Gërvalla në fjalimin e djeshëm të saj tha se në pjesën e dytë të mandatit, po hynin në avantazh. Përdori terma të futbollit për ta përshkruar gjendjen, në të cilën, sipas saj, është qeverisja.

“Në gjuhën e futbollit do të thuhej që pjesën e dytë të lojës e kemi filluar me një avantazh të konsiderueshëm. Po ashtu do të mund të thuhej që me lojë të pandershme, faul, lajme të rreme, kampanja denigruese e të tjera po përpiqen të na ndalin, ta manipulojnë rezultatin. Por: ekipi ynë është ekip i ri, jo vetëm më i fortë politikisht, por edhe me më shumë energji pozitive. Sepse ne e dimë, se për çfarë kemi ardhur dhe për cilat parime qëndrojmë. Duke mos harruar që më e rëndësishmja është në fund që Kosova të fitojë”, tha ajo. /Express/

Tags: Donika Gervalla
ShareTweetShare
Previous Post

Musliu: Kurti luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh

Next Post

E kritikoi për komentet ndaj vajzës së tij, Zhaklina bën veprimin e pakëndshëm ndaj babait të Kiarës

Lajmet e fundit

Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

22/05/2025
Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm: Rastet janë të ndara, pritet masë paraburgimi ndaj të dyshuarve

Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm: Rastet janë të ndara, pritet masë paraburgimi ndaj të dyshuarve

22/05/2025
Protesta e punëtorëve të “Pastrimit”, reagon Komuna e Prishtinës: Po keqpërdoren nga menaxhmeti për qëllime politike

Protesta e punëtorëve të “Pastrimit”, reagon Komuna e Prishtinës: Po keqpërdoren nga menaxhmeti për qëllime politike

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.