Kuvendi Kosovës me fillim nga ora 13:00 sot do të vazhdojë punimet e ndërprera, ku do të diskutohet për punën dy vjeçare të qeverisë së Kosovës.
Ndryshe dje për shumë orë në Kuvendin e Kosovës, pozita lavdëroi qeverinë e Kosovës, për punën që është bërë në këto dy vite, ndërsa opozita kritikoi qeverinë për mos arritje të objektivave.
Puna dy vjeçare e qeverisë e Kosovës, është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij.
Po ashtu në rend dite sot janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale, shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.