E thjeshtë me vetëm 4 përbërës.
Përbërësit
Udhëzimet
- Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete do t’ju duhet që të thërrmoni disa nga biskotat.
- Ndërkohë merrni një pjatë të sheshtë, apo pjatancë të madhe dhe aty vendosi rrethin e tavës së kekut.
- Nëse nuk e keni atë formë mos u shqetësoni pasi mund ta bëni tortën katrore.
- Në një tas hidhni panën dhe nisni ta përgatisni me rrahësin elektrik derisa të krijohet kremi i zakonshëm.
- Tek po i njëjti tas hidhni qumështin e kondensuar dhe përziejeni mirë.
- Do të keni krijuar një krem të plotë dhe të shijshëm.
- Ky krem nuk ka nevojë për sheqer, pasi qumështi i kondensuar ka një ëmbëlsi të vetën.
- Pasi të keni zierë kafenë, e cila duhet të jetë e hidhur,nisni me zhytjen e biskotave dhe shtrimin e tyre në pjatë.
- Kini kujdes që biskotat të mos zbuten shumë pasi do të humbasë efekti krokant i tortës.
- Nëse dëshironi mund të përdorni edhe neskafe, e cila është pak më e ëmbël në shije.
- Pasi të keni krijuar shtresën e parë me biskota hidhni pak nga kremi dhe përhapeni mirë.
- Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e biskotave të jetë e mbuluar.
- Vazhdoni të përsërisni këto hapa derisa të keni mbaruar përbërësit, në fund të keni një shtresë me krem.
- Tortën futeni në frigorifer që të mpikset siç duhet për ta servirur kur t’ju duhet.
- Nëse keni kohë, mundohuni që ta lini të paktën për katër orë, pasi edhe shija bëhet më e fortë.
- Në fund mjafton që ta spërkatni me biskotat e thërrmuara dhe ta servirni për të dashurit tuaj.
- Ju bëftë mirë!