Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar ” Women`s Cup Sofia 2023″, që po mbahet në Bullgari.
Dardanet, e mposhtën Letoninë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Donjeta Halilaj, me një gjuajtje të fortë nga distanca, në minutën e 27-të.
Kësisoj, Kosova në ndeshjen finale të këtij turneu do të luajë kundër Bullgarisë, e cila sot e mposhti Lituaninë, me rezultat bindës 3:0.
Ndeshja kundër bullgareve luhet më 10 prill.
Ky turne do t’i shërbejë përzgjedhës Anneli Anderson për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025, që nisin në vjeshtë.
Futbollistet e Kosovës gjatë tërë ndeshjes ishin më kërkuese dhe krijuan më shumë raste shënimi, por nuk arritën t’i finalizojnë ato.