GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Osmani e zhgënjyer në Këshillin Prokurorial: U shërbyen me informacione dhe argumente të pasakta

06/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Zgjedhja e Kryeprokurorit, Osmani e zhgënjyer në Këshillin Prokurorial: U shërbyen me informacione dhe argumente të pasakta
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të Këshilli Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku, pasi ky i fundit të mërkurën përmes një letre ka kërkuar dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në letrën që ka siguruar Telegrafi, presidentja ka thënë se është duke pritur shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së zhvilluar të KPK-së për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të mund t’i adresojnë pretendimet e tyre në rrugë gjyqesore.

Presidentja thekson se ngadalësimi i procesit ka ndodhur për shkak të pretendimeve të ngritura publikisht nga vëshguesit e pavarur vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë mbikqyrur procedurat në KPK, siç janë ngritur edhe pretendime konkrete të disave nga kunderkandidatet për cenim të parimit të barazisë para ligjit në dëm të tyre, në proceduren e zhvilluar në KPK.

Kërkesa e KPK-së e datës 05.04.2023 sipas presidentes Osmani përpos që nuk ka bazë ligjore, është edhe e pasaktë në përshkrimin e fakteve dhe paraqitjen e argumenteve.

“Për sa i përket bazës normative për paraqitjen e kërkesave të tilla nga ana e juaj, më lejoni të sjellë në vëmendjen tuaj se sipas neneve 84.17 dhe 109.7 të Kushtetutës, sikundër edhe nenit 7, paragrafit 1.3, të Ligjit për KPK-në, kompetenca e KPK-së në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit përfundon në momentin e përmbylljes së procedurës dhe paraqitjes tek Presidentja të emrit të propozuar për Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në letër.

Osmani po ashtu ka shprehur zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se në kërkesë janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Kështu presidentja ka argumentuar vendimin e Kueshtetueses, ndaj dy kundër kandidateve si të papranueshme.

“Pasaktësitë konsistojnë në konstatimet e gabuara se “Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesat e kundërkandidatëve si të pabazuara”. Një konstatim i tillë është tërësisht i pasaktë, sepse Gjykata Kushtetuese me Aktvendimin KI57/22 dhe KI79/22 i ka shpallur ankesat kushtetuese të dy kundër kandidateve si të papranueshme, për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike”.

“Kësisoj, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se kundër kandidatet duhet t’i drejtoheshin gjykatave të rregullta, para paraqitjes së kërkesave në Gjykatën Kushtetuese. Pra, Gjykata Kushtetuese nuk është marrë fare me meritat e kërkesave të tyre dhe as që i ka shpallur ato si të papranueshme dhe të pabazuara”, thuhet më tej në letër.

KPK-ja thotë se “Gjykata Supreme nuk ka gjetur shkelje formale dhe materiale të procedurës se rekrutimit dhe njëkohësisht ka vërtetuar se procesi për rekrutimit të pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim”.

Por sipas Osmanit ky është një interpretim tërësisht i shtrembëruar i Aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

“Sjellim në vëmendjen tuaj se Gjykata Themelore ka refuzuar padinë/paditë e kundërkandidatëve sepse ka konsideruar se ato janë paraqitur pas afatit procedural. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kanë konstatuar se interpretimet e Gjykatës Themelore kanë qenë te drejta. Pra, asnjë shkallë gjyqësore duket përfshirë edhe Gjykatën Supreme nuk ka trajtuar asnjëherë meritat e padive, përkatësisht thelbin e pretendimeve të kundërkandidatëve se u janë cenuar të drejtat kushtetuese gjatë procedurës së zhvilluar në KPK. Do të ishte kundër logjikës së thjeshtë juridike që Gjykata Supreme në një “Aktgjykim për Refuzim të Rishqyrtimit”, njëkohësisht “ta shqyrtoj dhe ta vërtetoj se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit ka qenë i drejtë dhe legjitim”, siç i referoheni në kërkesën tuaj”, thuhet tutje.

Në fund Osmani bëri me dije se si “Presidente e Republikës së Kosovës do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kundërkandidatët e pakënaqur kanë në dispozicion për t’i adresuar pretendimet e tyre për parregullsi dhe shkelje në procedurën e zhvilluar në KPK para të gjitha gjykatave. Vetëm pas shterimit të këtyre afateve, do të ndërmarrë veprimet e duhura lidhur me propozimin e KPK-së për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit”.

“Konsideroj se si Presidente e Republikës së Kosovës dhe ju si KPK duhet të kemi si preokupim themelor rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin tonë të drejtësisë, ku Kryeprokurori i Shtetit është hallkë qenësore. Ky besim lëkundet thellësisht nëse ekzistojnë dyshime serioze për integritetin e procedurës së zhvilluar në KPK për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit”.

“Në fund, dëshiroj t’ju siguroj se si Presidente jam në vazhdimësi e angazhuar dhe përcjell me kujdes afatet kohore dhe informacionet e tjera relevante të cilat i pranoj nga organet kompetente në kuadër të kompetencave kushtetuese”, thuhet në fund të letrës.

 

 

Tags: Këshilli Prokurorial i KosovësPresidentja Vjosa OsmaniZgjedhja e Kryeprokurorit
ShareTweetShare
Previous Post

Dërguti: Ligësi, tepër e ulët të sulmohen ata që janë në Hagë

Next Post

Shifra alarmante të largimit të të rinjve shqiptarë, Gjermania destinacioni i preferuar

Next Post
Shifra alarmante të largimit të të rinjve shqiptarë, Gjermania destinacioni i preferuar

Shifra alarmante të largimit të të rinjve shqiptarë, Gjermania destinacioni i preferuar

Lajmet e fundit

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

23/05/2025
Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

23/05/2025
Këtë ilaç me siguri e keni në shtëpi, por nëse e fusni në rrobalarëse, efekti do t’ju lërë pa fjalë

Këtë ilaç me siguri e keni në shtëpi, por nëse e fusni në rrobalarëse, efekti do t’ju lërë pa fjalë

23/05/2025
Çfarë shkakton një natë e keqe gjumi

Çfarë shkakton një natë e keqe gjumi

23/05/2025
OVL-UÇK i dërgon letra zyrtare diplomatëve të huaj për trajtimin në Dhomat e Specializuara

OVL-UÇK i dërgon letra zyrtare diplomatëve të huaj për trajtimin në Dhomat e Specializuara

23/05/2025
Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

23/05/2025
Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

23/05/2025
Këtë ilaç me siguri e keni në shtëpi, por nëse e fusni në rrobalarëse, efekti do t’ju lërë pa fjalë

Këtë ilaç me siguri e keni në shtëpi, por nëse e fusni në rrobalarëse, efekti do t’ju lërë pa fjalë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.