Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar kundër opozitës sa i përket shtesave për fëmijët, përcjell Gazeta Papirus.
Ahmeti tha se është i pajtimit që 10 euro nuk janë shumë, por të paktën janë aq sa partitë e tjera që kanë qenë në pushtet nuk i kanë dhënë për fëmijët.
Ai shtoi se ndoshta kjo shumë nuk është shumë, por jo të gjitha familjet në Kosovë e kanë ekonominë e njejtë, prandaj për disa nga këto familje mund të kenë vlerë të madhe.
Postimi i plotë i tij:
“Edhe unë mendoj që shtesat 10 euro për fëmijë nuk mjaftojnë, por janë më shumë se zero. Kur dëgjoj opozitën se kritikon shtesat, medemek kurgjë nuk janë për shpenzimet e një familjeje, thjeshtë me duket ironike. Ato dhjetë euro nuk janë shumë por janë 10 më shumë se ju që i keni dhënë. Se edhe në kohën e juaj ka pas shpenzime familjare.
Prej 100 gjërave me e kritiku këtë qeveri, mos i zgjedhni ato që juve ju qesin edhe më keq. 10 euro nuk janë të njejta si për juve si për ata në nevojë.”/Gazeta Papirus/