Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për finalizimin e projektit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është investimi në këtë qendër, për rregullimin dhe furnizimin me pajisje të hapësirës së përbashkët për zhvillimin e ideve dhe projekteve inovative për personat fizikë dhe bizneset fillestare, me qëllim të parapërgatitjes dhe zhvillimit të veprimtarive të ndërmarrësve inovatorë.