Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka pozuar pranë tri vajzave të arta të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, si kolonele të Ushtrisë Shqiptare.
Kuka përmes një shkrimi në “Facebook”, shprehi krenari të madhë për të artat e xhudos kosovare, shkruan Gazeta Papirus.
Tri vajzat kampione Olimpike sot kanë ceremoninë e gradimit si kolonele, në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
“Krenar … #TëBashkuarJoTëNdarë”, shkroi Kuka në Facebook.