Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftetërat e tij të UÇK- në 24 vjetorin e rënies së tyre të lavdishme për lirinë e Kosovës, përcjell Gazeta Papirus.
Ai tha se njëri ndër ta ishte edhe Sadri Zeneli, i cili ishte gjithashtu njëri nga ushtarët e parë të anëtarësuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj shtoi se Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zotë, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut.
Postimi i plotë i tij:
“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione.
Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zotë, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut.
Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha.
Lavdi e përjetshme!”/Gazeta Papirus/