Gazetari nga diaspora, Enver Robelli, ka reaguar përmes një postimi lidhur me fjalimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit që e ka dhënë në Hagë. Ai e ka komentuar fjalimin e tij me fjalë përçmuese, ku në hyrje përdori si shprehje ‘’Jakupi jemi ne’’.
Këtë shprehje ai e arsyetoi me faktin se fjalimi i Krasniqit në Hagë shpaloste mënyrën se si ne funksionojmë si shoqëri: tragjedi me elemente naiviteti, e komedie që nuk është gazmore.
‘’Fjalimi i Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale në Hagë e shpalos krejt mënyrën se si funksionojmë historikisht si shoqëri. Historia jonë është një tragjedi me elemente naiviteti e – qe besa – nganjëherë edhe komedie. Por nuk është komedi gazmore. Në këtë kuptim “Jakupi jemi ne” si shoqëri, si mentalitet, si qenie sociale’’- tha Robelli.
Ai gjithashtu tha se Jakup Krasniqi është mesatarja e kosovarit të cilit patetika ia lëkund patriotizmin.
Ndaj këtij postimi ka reaguar ashpër vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi.
Ajo iu drejtua Robellit, duke i thënë se mundesh të jesh gjithçka, por Jakup s’mund të jesh kurrë.
‘’Enver, mundesh me qene gjithcka, mundet zoti edhe hane edhe diell me te bo. Por Jakup kurre’’.
‘’Nese Jakupi eshte ajo mesatarja e kosovarit, ti je nen mesataren e kosovarit. Madje as nen, je zero, je nje asgje. Nje hic do te thoja!’’, shkroi Krasniqi.