Kejvina ani pse ka kohë prej kur është larguar nga “Big Brother VIP Albania”, ajo vazhdon të komentoj situatat në shtëpi.
Nuk ka munguar një reagim edhe lidhur me debatin e mbrëmshëm mes Efit dhe Kiarës.
Ajo në reagimin e saj ka shkruar se Kiara e ka personale me Efin.
E për Efin u shpreh se nuk ka pse çuditet nga miqësia, teksa vet ajo kur erdhi puna tek loja u nda nga mikja e saj Mikela.
Luizin e ka mbështetur, teksa u shpreh se nuk duhet gjykuar pasi ka më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë.
Madje, ajo tha se ai nuk ka faj që është verbuar nga dashuria për Kiarën.