Një qytetar është arrestuar pasi e ka sulmuar një qytetar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa gjatë ndërhyrjes së policisë, e ka sulmuar edhe zyrtarin policor, raporton teve1.info
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Adem Jashari, Prizren 04.04.2023 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht një person dhe pastaj gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarin policor, lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.