GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Trump mohon akuzat: Rasti u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024

05/04/2023
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Trump mohon akuzat: Rasti u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti aktakuzën si sulm ndaj tij dhe si betejën e fundit me drejtësinë.

Kështu deklaroi ai mbrëmë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, gjatë deklarimit për media.

“Ky rast i rremë [aktakuza] u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e ka menduar kurrë se “diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”.

“Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Më 4 prill, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, Trump shtë deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë.

Prokurori i rastit, Alvin Bragg, tha se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht këta regjistra për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës”.

Në aktakuzë thuhet se ishin bërë pagesa prej 30 mijë dhe 150 mijë dollarësh ndaj një ish-roje të Kullës Trump, i cili pretendonte se kishte një histori për një fëmijë që Trump e kishte jashtë martese, dhe për një një grua që pretendonte se kishte një marrëdhënie seksuale me Trump.

Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar.

Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork.

Gjykatësi Juan Merchan bëri të ditur se seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale./rel/

Tags: akuzaDonald Trumpshba
ShareTweetShare
Previous Post

Bernabiq sulmon dhe kërcenon mediat që nuk i ka nën kontroll

Next Post

Bislimi nuk tregoi nëse u pajtuan me Petkoviq për deklaratën për të pagjeturit

Next Post
Bislimi :sanksionet e vendosura nga Qeveria e Kosovës do ta dobësojnë fuqishëm Moskën

Bislimi nuk tregoi nëse u pajtuan me Petkoviq për deklaratën për të pagjeturit

Lajmet e fundit

NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe

NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia

24/05/2025
Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

24/05/2025
Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, thotë Presidenti i FIFA-s

Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, thotë Presidenti i FIFA-s

24/05/2025
Rusia vret së paku 13 persona në Ukrainë në sulmet gjatë natës me raketa e dronë

Rusia vret së paku 13 persona në Ukrainë në sulmet gjatë natës me raketa e dronë

24/05/2025
Serbia kërkon arrestimin e një polici të Kosovës pas ngjarjes në veri

Serbia kërkon arrestimin e një polici të Kosovës pas ngjarjes në veri

24/05/2025
Kapet dhe arrestohet 28-vjeçari me qëllim ekstradimi drejt Kosovës

Kapet dhe arrestohet 28-vjeçari me qëllim ekstradimi drejt Kosovës

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe

NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia

24/05/2025
Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

24/05/2025
Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, thotë Presidenti i FIFA-s

Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, thotë Presidenti i FIFA-s

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.