Pas deklaratave hyrëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit, punimet në Gjykatën Speciale, ish-presidenti e ka marrë fjalën për të mbajtur një fjalim të shkurtër, raporton Gazeta Sinjali.
Në sallën ku po mbahet gjyqi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Thaçi ka thënë se i vjen keq për çdo viktimë që ka humbur jetën gjatë luftës, pa dallim etnie, përkatësie fetare apo politike.
“Viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër”, ka deklaruar Thaçi ndër të tjera.
“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Martyt”, ka thënë Thaçi, raportoi Driton Mehmeti direkt nga Haga.