GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Hasani në Bursa kërkon nga investitorët turq investime më të mëdha në Kosovë

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kërkuar nga bizneset turke që të investojnë sa më shumë në Kosovë. Ai këtë thirrje e ka bërë në Samitin Ekonomik të Ballkanit i cili po mbahet në Bursa të Turqisë. Gjatë këtij Samiti, ministri Hasani është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Hakan Çavuşoğlu nga i cili ka marrë edhe një mirënjohje.

Ministri Hasani në këtë samit, ka folur për arritjet e Republikës së Kosovës në në krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për të bërë biznes, reformat ligjore, balancin tregtar, certifikimin e produkteve për eksport.

“Dua t’i them disa fjalë rreth arritjeve të Kosovës dhe reformave ekonomike që i kemi bërë në vitet e fundit.

Natyrisht Kosova ka bërë reforma të mëdha në ambientin e të bërit biznes, edhe në një raport të Bankës Botërore jemi renditur në top 10 vendet me reforma më të shpejta që janë bërë në ambientin  e të bërit biznes. Kosova ka krijuar një ambient të mirë për të investuar, kemi bërë shumë përparime edhe në kompletimin e reformave ligjore. Ligjet që po i hartojmë çdo ditë po bëjnë që Kosova të ketë një tretman edhe për prodhuesit që tu krijojmë kushte investitorëve nga jashtë”, ka thënë ministri Hasani.  Ai ka treguar se Kosova është duke e zbatuar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

I pari i MTI-së, ka thënë se 70 për qind e progresit i cili është vlerësuar nga BE, llogaritet të jetë progres i ministrisë që ai e drejton.

“Kemi ende shumë punë për të bërë. Nuk jemi shumë të kënaqur, për shkak të disbalancit tregtar. Kosova duhet te eksportojë më shumë, importi është shumë i lartë dhe po bëjmë shumë punë që të bëjmë një bilanc mes importi dhe eksportit, duke i certifikuar subjektet tona që të jenë konkurrent në tregun evropian”, ka theksuar ministri i Hasani.
Ai me këtë rast ka falënderuar Turqinë për investimet e shumta që ka bërë në Republikën e Kosovës.

“Jemi shumë falënderues për të gjitha investimet që janë bërë dhe kërkojmë që investimet të jenë më të larta sidomos tani që Kosova ka krijuar ambient të të bërit biznes. Për prodhuesit që mund të investojnë në Kosovë i kemi hequr të gjitha barrierat.”, ka treguar ministri Hasani.

Ai e ka theksuar se Kosova është edhe udhëheqëse e CEFTA. Sipas tij, Kosova është e interesuar që të krijojë sa më shumë ura bashkëpunimi.

“Jemi të interesuar të krijojmë ura bashkëpunimi. Kemi qenë shumë konstruktiv dhe të bëjmë një treg të lirë, jemi munduar t’i heqim barrierat tarifore. Shfrytëzoj rastin që është një herë të kërkoj nga bizneset turke që të investojnë në Kosovë dhe do t’i japim përkrahje të plotë.”, është shprehur ai.

 

ShareTweetShare
Previous Post

Këto janë 7 tradhtitë më të njohura shqiptare

Next Post

A do t’i bindë spanjollët fotografia në Shkup e Thaçit me Vuçiq një muaj para samitit të Sofjes

Next Post

A do t’i bindë spanjollët fotografia në Shkup e Thaçit me Vuçiq një muaj para samitit të Sofjes

Lajmet e fundit

Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

09/05/2025
Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

09/05/2025
Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

09/05/2025
ShBA-ja e konfirmon planin që firmat private të shpërndajnë ndihma në Gaza pavarësisht alarmit të OKB-së

ShBA-ja e konfirmon planin që firmat private të shpërndajnë ndihma në Gaza pavarësisht alarmit të OKB-së

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.