Sot, në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të nisë deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
KËTU mund ta ndiqni seancën live, e cila tashmë ka nisur.
Në seancën e djeshme, Prokuroria mbajti deklaratë hyrëse për rreth pesë orë, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshme për të dënuar ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Fillimisht, katër të akuzuarit sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e akuzës.
Prokuroria tha se katër të akuzuarit kishin themeluar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që gjatë periudhës së luftës kishte shënjestruar personat që i ka konsideruar kundërshtarë të UÇK-së.
Në ditën e parë të gjyqit u shfaqën disa prova të prokurorisë në formë të komunikatave të UÇK-së, intervistave televizive, dokumentarëve e shënimeve personale të disa prej të akuzuarve