Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar takimi i 33 krerëve të klubeve kosovare të futbollit nga Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.
Temë në këtë takim pritet të jetë çështja e licencimit të FFK-së, si pasojë e së cilës klubet nuk po marrin vërtetimet nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit për përfitime financiare nga Ligji i Sponsorizimit, raporton Klankosova.tv.
Tashmë ka disa javë që klubet janë duke u munduar që të gjejnë një zgjidhje në lidhje me këtë situatë të krijuar, pasi disa klubet shkaku i saj po futen në krizë të thellë financiare.
Krerët e klubeve është raportuar se edhe në javën e kaluar janë takuar, teksa kanë diskutuar edhe për mundësinë e bojkotimit të garave.
Takimi është duke vazhduar edhe në këto momente.