Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kërkesa e tij është hedhur poshtë nga ana e Apelit.
Në anën tjetër rikujtojmë se Agim Ademi po hetohet për dy vepra penale, ‘keqpërdorim i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’. Ai ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji.