Avokati i viktimave, Simon Laës, në seancën gjyqësore që ka filluar sot në Hagë kundër katër krerëve të UÇK-së, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.
“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen. Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai.
Mediat në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për kritika lidhur me vonesat në nisjen e gjykimit, fshehjen e provave nga Prokuroria, mos-aprovimin as edhe të një ankese deri më tani për avokatët, mos-lirimin me kusht dhe detaje të tjera.
Nuk dihet nëse avokati i viktimave e ka fjalën për këto kritika.