Një foshnjë u ribashkua me nënën e vet të shtunën, 54 ditë pasi u shpëtua nga rrënojat në Turqinë jugore të goditur nga tërmeti.
Vetin Begdas, që është tre muajsh e gjysmë, të cilin zyrtarët shëndetësorë e quajnë “Mister” (Gizem në turqishte) u shpëtua në provincën Hatay 128 orë pasi tërmetet goditën Turqinë më 6 shkurt.
Më pas ajo u transferua në një spital në kryeqytetin Ankara.
Ministrja e Familjes dhe e Shërbimeve Sociale Derya Yanik e ribashkoi foshnjën me nënën e saj Yasemin Begdas në provincën Adana, ku kjo e fundit aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Foshnja dhe nëna u bashkuan falë një testi të ADN-së që vërtetoi lidhjen. Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetet që morën jetën e më shumë se 50 mijë njerëzve.
“Fëmija është me të vërtetë një mrekulli. Fakti që ajo mbijetoi dhe nuk kishte probleme shëndetësore na tërhoqi zemrën,” tha Yanik.
“Misteri” është tashmë edhe foshnja jonë”, tha ajo, duke shtuar se mbështetja e ministrisë do të jetë gjithmonë me të.