Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, prokuroria ka vazhduar me deklarimin hyrës duke elaboruar se si të akuzuarit kanë ushtruar kompetencat e tyre.
Sipas ZPS-së, secili nga të akuzuarit me kalimin e kohëve kanë pasur kompetenca, autoritet dhe ndikim që sipas tyre iu ka dhënë mundësinë që të vinin në jetë dhe arrinin qëllimin kriminal.
Tutje, u tha se në mënyrë që UÇK–ja të mbijetonte, kishte qenë i domosdoshëm edhe një organizim, ku u paraqit një bisedë e Xhavit Halitit me Azem Sylën me nënkuptimin se duhet të funksionohet sipas organizimit hierarkik, përndryshe dikush mund të keqpërdor grupin.
Në vazhdim ZPS-ja u deklaruar se roli i udhëheqësve ishte kritik dhe ata kanë ushtruar autoritet në vete dhe bashkarish.
Ndër të tjera, prokuroria tha se Veseli ishte përgjigjur se nuk kishin pasur detyra të veçanta por kanë bërë çfarë kanë mundur sepse rrethanat ishin të tilla.
Kurse, sipas një, deklarimit në një konferencë të Selimajt, ZPS tha se aty thuhet se Thaçi dhe Veseli kishin detyra të rëndësishme sidomos me kontaktin me jashtë dhe armatim.
Në vazhdim të deklarimit, u paraqiten me harta zonat operative duke u ndalur tek baza e shtabit të përgjithshëm.
Gjatë kësaj kohe, u paraqit një video e Thaçit i cili kishte marr pjesë në një dokumentar, ku thuhet se nga përgjigjet e tij, Thaçi dhe Veseli ishin persona që kanë kontaktuar me persona jashtë vendimit dhe se me vendim të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, ushtarët janë shpërndarë në zona operative.
Tutje, u paraqit një video e Selimajt i cili kishte deklaruar se në vitin 98 kishin emëruar leje dhënësin i cili ishte marr me komunikata dhe televizionin e që kishte qenë Jakup Krasniqi, i cili më vonë ishte ndihmuar nga Thaçi.