Charles Smith, është njëri nga anëtarët e trupit gjykues që do t’i krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, gjykimi ndaj të cilëve ka nisur të hënën.
Në paraqitjet e tyre para trupit gjykues në fillimin e procesit, të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Para tyre, në panelin e trupit gjykues ndodhej Charles Smith.
Amerikani Smith është i njohur për drejtësinë në Kosovë. Ai ishte pjesë e trupit gjykues në rastin e “Grupit të Drenicës”, të cilëve gjyqtarët e EULEX-it iu referoheshin si “kafshë që duheshin zbutur”.
Charles L. Smith është i vetmi amerikan që është zgjedhur për të qenë njëri nga 19 gjyqtarët në Gjykatën Speciale.
Krahas Smith, tre gjyqtarët e tjerë që do ta trajtojnë rastin kryesor në Gjykatën Speciale janë: Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë.
Këta katër gjyqtarë janë me nacionalitete të ndryshme: Charles Smith që ishte kryetar i trupit gjykues në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kristof Barte është nga Gjermania, Guenal Metraux është nga Zvicra dhe gjyqtari rezervë Gyanor është nga Irlanda.
Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.