Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, KadriVeseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nis më 3 prill në Hagë të Holandës. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Këto janë faktet kryesore që duhet t’i dini për këtë proces.
Për çka ngarkohen ata? | Krime kundër njerëzimit (përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave) dhe krime lufte (arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë, dhe vrasje të paligjshme). |
---|---|
Kur supozohet të jenë kryer krimet? | Nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. |
Ndaj kujt? | Kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë. |
Vendet ku supozohet të jenë kryer krimet? | Rreth 40. Në Kosovë, si dhe në Kukës e Cahan. |
Paraqitja e tyre e parë në gjykatë? | Nëntor 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. |
Kohëzgjatja e procedurës paraprake? | 28 muaj e 19 ditë. |
Si nis procesi gjyqësor? | Deklaratat hyrëse janë planifikuar të paraqiten nga 3 deri më 5 prill dhe paraqitja e provave fillon më 11 prill 2023. |
Numri i avokatëve mbrojtës? | 17 |
Mbrojtës të viktimave? | 2 |
Numri i viktimave pjesëmarrëse? | 140 |
Koha që ka kërkuar Prokuroria për paraqitje të provave? | Rreth 600 orë. Mbrojtja ka kërkuar shkurtim të kësaj kohe. |
Koha që ka kërkuar mbrojtja për paraqitje të provave? | Rreth 3 deri 4 muaj. |
/rel/