GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Punëtorë e KEK-ut paralajmëruan grevë, kërkojnë ngritje të pagave

03/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Punëtorë e KEK-ut paralajmëruan grevë, kërkojnë ngritje të pagave
Share on FacebookShare on Twitter

Punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës kanë mbajtur grevë njëorëshe ditën e hënë, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar, përcjell Gazeta Papirus.

Greva e punëtorëve të KEK-ut filloi në ora 7:00 të mëngjesit dhe zgjati një orë të plotë.

Kjo grevë erdhi si pasojë e kërkesës së tyre për ngitje të pagave.

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës thotë se ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat.

Njoftimi i plotë i Bordit të KEK-ut:

“Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës shpreh falënderimin e tij për të gjithë punonjësit e KEK-ut, në veçanti të atyre që punojnë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralet Kosova A (TCA) dhe Kosova B (TCB) për angazhimin e tyre të palodhshëm. 

Bordi i KEK-ut njofton të gjithë punonjësit dhe opinionin e gjere publik se punëtorët e saj vlerësohen si aseti më i rëndësishëm i funksionimit të korporatës dhe KEK ka prioritet bazë zhvillimin, rritjen dhe modernizimin e tij si dhe përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve.

 KEK në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat.

Sidoqoftë, duhet theksuar se paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë.  Po ashtu të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta.

Duam të potencojmë se gjatë vitit 2022 punonjësit e KEK-ut kanë treguar një performancë të mirë, prandaj për këtë qëllim Bordi së fundmi, përmes një vendimi në muajin Dhjetor 2022 ka shpërblyer të gjithë punonjësit me nga 500 Euro Bonus për punën dhe kontributin e dhëne gjatë vitit 2022.

Në vazhdim, Bordi është dukë punuar në Rishikimin funksional të ndërmarrjes dhe për këtë qëllim do të këtë një ristrukturim dhe transformim i cili planifikohet të filloj në fund të vitit 2023 dhe pas kësaj Struktura dhe nivelizimi i pagave do të shqyrtohen pas këtij ristrukturimi dhe transformimi, në përputhje me strategjinë dhe mundësitë e reja zhvillimore të ndërmarrjes.

Fitimet nga performanca e mirë financiare në dy vitet e fundit (2021-2022), duhet dhe do të përdoren në radhë të parë, për investime të kontraktuara dhe planifikuara për riparim, modernizim dhe rindërtim të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, investime tjera kapitale në mihjen sipërfaqësore, si dhe pagesë të kredisë ndaj Qeverisë se Republikës së Kosovës

Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave  se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut.

Bordi edhe njëherë dëshiron ta shprehë mirënjohjen dhe falënderimin për punën e pa-lodhshme të punonjësve, duke pritur mirëkuptim për një transformim drejt një Korporate moderne energjetike.”/Gazeta Papirus/

Tags: GreveKek
ShareTweetShare
Previous Post

Vazhdon ‘Marshi për drejtësi’, diaspora ja mësynë Hagës

Next Post

Vdes një fëmijë në Pejë, u rrëzua nga ballkoni

Next Post

Vdes një fëmijë në Pejë, u rrëzua nga ballkoni

Lajmet e fundit

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.