Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku fillimisht pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu në pjesën e parë të ditës, ndërsa gradualisht gjatë orëve të pasditës pritet reshjet të intensifikohen, të cilat sidomos në mbrëmje do të jenë në formë të rrebesheve në zona të caktuara, me mundësi që të përcillen me ndonjë shkarkesë elektrike.
Po ashtu, në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut lokalisht do të fillojnë të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës. Në zonat malore priten reshje të dendura bore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, e sidomos në Istog, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.