Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas djegies së veturave me targa RKS në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë pronë e serbëve lokalë të vendit.
Por Hovener, Qeverinë e Kosovë e ka bërë përgjegjëse për të siguruar rend dhe ligj në katër komunat veriore të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, ka thënë Hovenier.
Sipas kryediplomati amerikan, SHBA-ja gjithmonë i ka dënuar akte kriminale siç është djegia e veturave.