Mijëra qytetarë morën pjesë në “Marshin për drejtësi” solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë.
Sipas statistikave, sheshi nga “Ibrahim Rigova”, deri te Katedralja ka mbi 50 mijë metra katrorë.
Me statistika të pjesmarrësve në protesta dhe manifestime janë 1.5 njerëz në një metër katrorë, që kësisoj i bie kanë qenë mbi 70 mijë njerëz, shkruan Paparaci.
Ky marrsh u mbajt në shenjë solidariteti meqë nesër pritet të nisë gjykimi në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Kransiqin e Rexhep Selimine nën akuzat për krime lufte.
Ndërkohë platforma “Liria ka emër”, e cila ishte organizatore e “Marshit për drejtësi” ka thënë se rreth 100 mijë qytetarë kanë protestuar sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.