Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pasi që ka marrë fjalën në “Marshin për Drejtësi”, ka thënë se këtë organizim po e përcjellin drejtpërdrejt Thaçi e të tjerët që po mbahen në Hagë.
“Në këto moment janë duke na përcjellur drejtpërdrejt nga Haga çlirimtarët tanë. Po na përcjellin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët dhe ju ftoj që me një duartrokitje t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, ka thënë Krasniqi.
Kjo është përcjellë me një duartrokitje të fortë nga të pranishmit e ovacione.
“Bashkimi jonë rreth një kauze është pikërisht ajo që i duhet më së shumti Kosovës sepse vetëm kështu siç jemi sot ja kemi dalë gjithmonë që ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë të drejtën që na takon”, ka deklaruar tutje i pari i PDK-së.