Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushatku, ka thënë se “ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e kanë vendin e në Hagë” por sipas tij “vendin në burgje e kanë ata që kanë kryer krime në Kosovë”.
Kështu deklaroi Lushtaku teksa po merr pjesë në marshin për drejtësi që po mbahet në Prishtinë, ku ka pasur edhe një thirrje për Qeverinë e Kosovës.
“Ky është një mesazh fillimisht për Qeverinë e Kosovës, që nuk është duke bërë asgjë për ata që kanë luftuar për Kosovën dhe mesazh për drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Sami Lushtaku.
Ndërkohë ka kërkuar që kur është në pyetje UÇK-ja të mos këtë dallime në politikë.