Një grua ka ndërruar jetë në QKUK.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, gruaja ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri më 1 prill.
Raporti i plotë:
ZJARRVËNIE
Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve.