GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës

01/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 42-vjetorin e demonstratave të 1 dhe 2 prillit priti sot në takim kryetarin e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës, Shefki Sadiku, së bashku me Binak Ulaj, ish-kryetar i Shoqatës, Xhemajl Pllana, sekretar i Shoqatës, Hydajet Hyseni, anëtar i kryesisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Meriman Braha, ish-sekretar.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryeministri Kurti dhe përfaqësuesit e Shoqatës kthyen në kujtesë organizimin e demonstratave të vitin 1981, ballafaqimin me regjimin Jugosllav dhe kthesën historike që populli ynë kishte bërë në atë vit.

U diskutua për sfidat dhe kërkesat e Shoqatës, për format e mundshme të mbështetjes për funksionalizimin dhe fuqizimin e saj si dhe për kujdesin dhe përgjegjësinë institucionale për ruajtjen e memories kolektive përmes themelimit të institutit për ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë.

Demonstratat e 1 dhe 2 prillit janë demonstratat më masive të vitit 1981. Atyre u parapriu protesta në mensë e studentëve me 4 mars dhe pastaj demonstratat me 11 dhe 26 mars 1981. Te blini i famshëm, para Ministrisë së Kulturës sot, ishte duke folur në megafon Hydajet Hyseni, i cili po i afrohej katër viteve ilegalitet atëbotë, e bashkë me të aty edhe Kadri Batusha, Ahmet Bllaca dhe Remzije Limani.

Ish të burgosurit politikë evokuan edhe kujtimin për Jakup Krasniqin i cili më 1 prill 1981 ishte po ashtu në mesin organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratës, kurse tash e 29 muaj po mbahet në paraburgim në burgun e Hagës.

Nga demonstratat e vitit 1981, u vranë 9 demonstrues, 15 persona mbetën të plagosur, qindra u arrestuan e burgosën, dhe u ndëshkuan e dënuan me shumë vite burgim të rëndë politikë. Ato nisën si protesta spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Tags: Albin KurtiKryeministri i Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestimi në Veri, Vela: Banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

Next Post

Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Next Post
Sveçla njofton për një aksion antidrogë në veri

Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Lajmet e fundit

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

21/05/2025
Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

21/05/2025
Arratisja e Enver Sekiraqës, dështim i sistemit gjyqësor

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

21/05/2025
Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.