Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur.
Për aksidentin është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani theksoi se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person, i cili pas marrjes së ndihmës është liruar nga spitali.
‘’Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se sot rreth orës 11:00 ka ndodhë një vetaksident në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë. Njoftohet për një person të lënduar si pasojë e vetaksidentit i cili pas ndihmës së marrë në spital është liru për në shtëpi”, tha Hashani.
Ndërsa, shton se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.