GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Prosper: Gjykata Speciale e ka tradhtuar Kosovën, po e shkatërron përgjithmonë edhe Sistemin Juridik Ndërkombëtar

01/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Prosper: Gjykata Speciale e ka tradhtuar Kosovën, po e shkatërron përgjithmonë edhe Sistemin Juridik Ndërkombëtar
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të fillimit të gjykimit të ish-liderëve të UÇK-së, ish-ambasadori amerikan me përvojë shumë të gjatë në drejtësinë ndërkombëtare si përfaqësues i Qeverisë së SHBA-së, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar se besimi i Kosovës në drejtësi dhe në verifikimin e të vërtetës është tradhtuar nga Prokuroria e Hagës. Ndërsa, sjellja e deritashme e Gjykatës Speciale, sipas tij, do të lë pasoja të rënda dhe të pariparueshme në tërë sistemin juridik të botës.

Ish-ambasadori Prosper ka deklaruar se ka qenë personalisht i përfshirë në mënyra të ndryshme në çdo Tribunal Ndërkombëtar që është themeluar nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht gjykimi i nazistëve gjermanë në Nuremberg, në vitin 1945, por diçka të tillë si Gjykata Speciale e Kosovës nuk ka parë.

I emëruar nga presidentë amerikanë, Pierre-Richard Prosper ka shërbyer si ambasador për krime lufte i Qeverisë amerikane në shumë raste dhe tribunale. Ai ka përfaqësuar edhe Departamentin e Shtetit dhe të Drejtësisë së SHBA-së, si dhe ka shërbyer si prokuror i lartë në SHBA.

Prosper tani është avokat mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në seancën përgatitore në Gjykatën Speciale në Hagë, më 4 shkurt të këtij viti, ambasadori Prosper i cili është avokat i presidentit Hashim Thaçi, i është drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake me këto fjalë: “E ndjej nevojën ta trajtoj këtë çështje, sepse kjo çështje ka pasoja të rënda. Ka implikime të cilat janë më të gjëra se këto procedura, më të gjëra se Dhomat e Specializuara të Kosovës. Implikimet janë të tilla që thyejnë, lëkundin themelin e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë”.

Ai ka përmendur edhe gjykatat dhe tribunalet ndërkombëtare të krijuara në shtatë dekadat e fundit.

“Siç e dini, në sfondin tim, unë kam qenë i përfshirë në çdo gjykatë që është krijuar që nga Nurembergu. Unë ose kam marrë pjesë, kam negociuar, kam krijuar, kam qenë i konsultuar ose kam mbikëqyrur çdo gjykatë. Kjo përfshin ICTR, ICTY, Timorin Lindor, Sierra Leone, Kamboxhia, ICC, Serbi, Bosnje, Irak, Liban, unë kam ndihmuar me konsultime në krijimin e tyre”, ka treguar ai, duke theksuar se “të gjitha këto gjykata janë ndërtuar mbi besimin në drejtësi”.

Mirëpo, Prosper ka theksuar se edhe shteti i Kosovës, duke u mbështetur në besim, e ka bartur sovranitetin tek Gjykata Speciale, por besimi i Kosovës është tradhtuar.

“Këto tribunale janë ndërtuar në besim. Besim. Ato është supozuar të jenë standard i artë për botën. Ato janë supozuar të jenë model për sistemin e brendshëm… Kombet si Kosova e kanë dorëzuar sovranitetin e tyre, e kanë dorëzuar sovranitetin vullnetarisht bazuar mbi këtë besim, besimin në themelimin e së vërtetës. E çfarë ka ndodhur është se Prokuroria e ka tradhtuar atë besim. Prokuroria e ka tradhtuar obligimin që ka për të vërtetuar të vërtetën”, ka deklaruar ish-ambasadori Prosper.

Prosper i ka thënë në seancë gjykatësit të procedurës paraprake se kur Prokuroria e Hagës i ka kërkuar konfirmimin e akuzave ndaj presidentit Thaçi dhe të tjerëve “ata ia kanë dhënë vetëm gjysmën e rrëfimit”.

“Një gjysmë rrëfimi që na ka sjellë këtu ku jemi sot. Në entuziazmin e tyre për fitore, në entuziazmin e tyre për ndjekje penale, ata e kanë humbur pamjen për funksionin më kritik të Zyrës së Prokurorit, ajo është ndjekja e drejtësisë. Çfarë është e ndershme dhe çfarë është e drejtë. Në vend që t’i lënë faktet të çojnë në rezultat, ata kanë vendosur të shtrembërojnë faktet për qëllimet e tyre të dëshiruara. Tani kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut. Nëse i keni parasysh të gjitha instrumentet e të drejtave të njeriut, ju filloni me deklaratën universale (për të drejtat e njeriut)”, ka thënë avokati i ish-presidentit Thaçi.

Deklarata universale, ka thënë ai, “është për të parandaluar abuzimin e pushtetit. Është për të mbrojtur individët. Është për të mbrojtur personat e akuzuar nga ndjekjet mashtruese, mashtrues në sistemet gjyqësore. Qëllimi është vendosja e standardeve në mënyrë që e vërteta dhe drejtësia të ngadhënjejnë”.

Prosper ka theksuar se Zyra e Prokurorit po punon pa mbikëqyrje dhe duke mos i dhënë llogari askujt bën çfarë të dojë.

“Ky është një mashtrim, mashtrim që duhet të korrigjohet”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori amerikan ka deklaruar se po të ndodhte në shtete tjera kjo që po ndodh me Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë, do të kishte dënim dhe reagime të ashpra nga qeveritë përkatëse, grupet për të drejtat e njeriut.

Ai ka alarmuar se nëse Gjykata Speciale për Kosovën lejohet të vazhdoj të sillet si deri më tash, ajo do të prodhojë pasoja të atilla që në të ardhmen asnjë shtet me mend në kokë nuk do të pranonte të krijojë tribunale të tilla ose gjykata hibride të tilla që fshehin të vërtetën, që nuk ndjekin të vërtetën, që mashtrojnë gjykatën.

“Kush do të donte të jetë pjesë e Tribunalit Ndërkombëtar?”, ka pyetur ai.

“Kjo është një çështje e madhe që duhet korrigjuar. DhSK (Gjykata Speciale e Kosovës) e ka humbur rrugën. Dhe nëse kjo nuk korrigjohet, trashëgimia e kësaj gjykate, trashëgimia e zyrtarëve, trashëgimia e drejtësisë ndërkombëtare do të dëmtohet përgjithmonë në mënyrë të pariparueshme. Pra, le ta vendosim këtë në kontekst. Kjo nuk është vetëm një çështje e vogël që duhet të trajtohet në një Konferencë Statusi. Kjo është shumë më e madhe”, ka deklaruar ish-ambasadori Prosper.

Tags: Gjykata SpecialeHAshim ThaçiPierre Richard Prosper
ShareTweetShare
Previous Post

Zbulohet një sekret i madh rus: Moska po planifikon sulme masive kibernetike

Next Post

Plas sherri për pronë mes vëllezërve Hotlani në Kamenicë, bashkë me djemtë e tyre rrahen me mjete të forta

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.