Instituti Demokratik i Kosovës përmes një raporti, ka paraqitur shqetësimet serioze sa I përket pandëshkueshmërisë si dhe parashkrimeve të rasteve të korrupsionit.
KDI, ka paraqitur disa nga të metat e sistemit, duke dhënë shifra konkrete, si dhe ide se cilët janë hapat që duhet të ndërmirren.
“Sundimi i ligjit në Kosovë vazhdon të minohet nga korrupsioni, që është i përhapur në të gjitha sferat. Shqetësim serioz mbetet mosefikasiteti i institucioneve të drejtësisë në ndjekjen, gjykimin dhe dënimin e kryerësve të veprave të korrupsionit, në veçanti atyre të nivelit të lartë.
Gjatë javëve të fundit, gjykatat kanë liruar apo kthyer në rigjykim tri raste të korrupsionit, ndërsa për disa raste të korrupsionit të nivelit të lartë kanë munguar aktgjykimet dënuese. Edhe më rëndues mbetet fenomeni i ???????????? ??̈ ??????? ??̈ ???????????? – pa një epilog gjyqësor, për shkak të zvarritjeve dhe mosadministrimit adekuat të procedurave gjyqësore. Vetëm gjatë vitit 2022 janë parashkruar dhjetëra raste të korrupsionit, ndërsa sivjet dhe viteve ne vijim, për shkak të zvarritjeve, mund të parashkruhen edhe shumë të tjera.
Ndër arsyet kryesore që po i kontribuojnë parashkrimit të rasteve të korrupsionit është ??????? ? ??????????? ??????? ??̈ ?????????? ??? ??????????̈???? ??̈? ????????̈? ??? ?????????̈? nga KPK dhe KGJK.
Paradoksalisht, vlerësimet vjetore të performancës së këtyre të fundit nuk i reflektojnë zvarritjet apo dështimet në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë subjekt i masave disiplinore për mosperformancë është minimal, e madje disa prej tyre edhe janë avancuar.
Një ???????̈ ? ?????̈ ? ?????̈?????????̈????̈ ndaj kryerësve së veprave të korrupsionit, por edhe mosefikasiteti i ndjekjes së tyre, janë të papranueshme dhe të rrezikshme për demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Për të luftuar korrupsionin, posaçërisht atë në nivelin e lartë, KDI vlerëson se është kruciale që institucionet e drejtësisë të kenë në fokus:
Përmirësimin e cilësisë se aktakuzave, veçanërisht në kuptim të provave të përfshira;
Prioritizimin e trajtimit dhe përmbylljen e rasteve të korrupsionit brenda afateve ligjore;
Zbatimin e politikave të ashpra ndëshkimore ndaj kryerësve të veprave të korrupsionit;
Shqiptimin e dënimeve plotësuese nga gjykatat për personat e dënuar për korrupsion.”- thuhet aty.