Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar një kosovar në Pikën Kufitare në Morinë.
Personi i arrestuar ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për shitje të kokainës.
39 vjeçari kosovar do të arrestohet në Belgjikë nga autoritetit shqiptar.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin kosovar B. G., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Brussels, për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Belgjikës” thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.