GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Murtezaj: Është shënuar rritje e qarkullimit të deklaruar në ATK nga ana e këngëtareve

31/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Murtezaj: Është shënuar rritje e qarkullimit të deklaruar në ATK nga ana e këngëtareve
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se gjatë vitit të kaluar është shënuar rritje e qarkullimit të deklaruar në ATK nga ana e këngëtareve dhe grupeve muzikore.

Sipas tij nga plani që ka vepruar ATK-ja, qarkullimi i deklaruar i cili ka qenë 10 milion euro ka arritur deri në 20 milion euro, sa i përket pagesave të tatimit Murtezaj ka thënë se ka pasur rritje nga rreth 800 mijë euro në rreth 2 milion euro, nga kategoria e këngëtareve dhe grupeve muzikore.

“Nuk e kisha quajtur fushatë, ky është një aktivitet. Ka qenë në të kaluarën një aktivitet i ATK-së që e ka trajtuar, mirëpo vitin e kaluar përmes projektit ne e dim që ka pasur një fokus më të theksuar të monitorimit të realizimit të të hyrave nga ana e kësaj kategorie të bizneseve. Në të njëjtën kohë të detyrimeve që ata kanë pasur dhe kanë në raport me pagesën e tatimeve. Si rezultat i atij plani specifik, të monitorimit është arritur që gjatë vitit të kaluar të shënohet një rritje e qarkullimit të deklaruar nga ana e tyre, nga 10 milion në mbi 20 milion euro. Apo diku mbi 100 për qind. Po ashtu edhe pagesa e tatimeve ka pasur një rritje nga rreth 800 mijë euro në rreth 2 milion euro nga kjo kategori e këngëtareve dhe grupeve muzikore”, ka thënë ai.

Murtezaj ka thënë se ka pasur raste ku këto grupe nuk kanë deklaruar saktë të hyrat e tyre dhe përmes kontrolleve ATK-ja është duke bërë vlerësimin e tyre.

“Përkundër kësaj rritje të dhënat tona tregojnë se në raste të caktuara ka këngëtar të caktuar, grupe muzikore të cilat nuk kanë raportuar saktë të hyrat e tyre dhe ne tani përmes kontrolleve jemi duke i bërë vlerësimet tatimore, vlerësime këto që po prodhojnë rezultate”, tha ai.

Murtezaj ka thënë se dy muajt e parë të këtij viti janë mbledhur rreth 150 milion euro, që në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar është një rritje mbi 19 për qind të hyrave tatimor.

“Për dy muajt e parë të këtij viti janë mbledhur rreth 150 milion euro, që nëse e shohim në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar kemi një rritje mbi 19 për qind të hyrave tatimore. Kjo rritje po vazhdon të ketë një trend të njëjtë pothuajse një rritje të vazhdueshme për rreth 20 për qind të të hyrave me periudha të njëjta të viteve paraprake. Kjo është një indikator pozitiv i cili tregon një përformacë të suksesshme të ATK-së”.

“Në rastet kur identifikohet një nën deklarim apo shmangie tatimore, përveç ndëshkimeve administrative që merren në të njëjtën kohë procedohen për çështje penale kur ka një shmangie një vlerë më të lartë. As një herë nuk ka qenë dhe nuk është fokusi i ATK-së të gjobitet as kush”, tha ai.

Tags: Administrata Tatimore e KosovësIlir Murtezaj
ShareTweetShare
Previous Post

Eksperti i energjetikës: Çmimet e reja të rrymës do t`i rëndojnë konsumatorët

Next Post

Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s, Turqia ratifikoi anëtarësimin e saj

Next Post
Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s, Turqia ratifikoi anëtarësimin e saj

Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s, Turqia ratifikoi anëtarësimin e saj

Lajmet e fundit

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.