Përveç shijes së tyre të këndshme, karrotat përmbajnë Beta Karoten në sasi të lartë, antioksidues, minerale dhe vitaminë A. Karrotat na ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, veçanërisht për organet si lëkurën, sytë, dhëmbët dhe sistemin tretës. Ju do të habiteni kur të mësoni sesa dobi ofrojnë karrotat për shëndetin, mirëqenien e lëkurës dhe flokëve.
Përfitimet për lëkurën:
Në sajë të sasisë së madhe të vitaminës A tek karrotat, konsumimi i tyre na ofron një mbrojtje të lartë ndaj një numri të konsiderueshëm problemesh të lëkurës, duke na ndihmuar të ruajmë shëndetin e saj.
1. Ngrënia e karrotave ndihmon në ruajtjen e lëkurës tonë të shëndetshme, pasi ato kanë përmbajtje të lartë me antioksidues dhe vitaminën C. Karrotat e grira por dhe të përziera me mjaltë, duke i përdorur si një maskë për fytyrën për rreth 15 minuta, i japin asaj një shkëlqim të menjëhershëm.
2. Pirja e lëngut të karrotës rregullisht dhe në dozat e duhura, ju ndihmon në largimin e shenjave apo çrregullimeve të lëkurës tuaj. Ju mund të vendosni një pjesë të saj direkt mbi plagë apo pjesë të acaruar të lëkurës. Me një përdorim të disahershëm të saj, shenjat dhe acarimet do të largohen!
3. Karrotat janë të pasura me vitaminën C, të dobishme për të ndihmuar prodhimin e kolagjenit në trup. Kolagjeni është një proteinë e nevojshme për të ruajtur elasticitetin e lëkurës. Kështu, përdorimi i rregullt i karrotave mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave, si dhe zvarritjen e proçesit të plakjes. Vitamina A është një antioksidues, që sulmon radikalet e lira dhe në këtë mënyrë parandalon shenjat e plakjes, si rrudhat, pigmentimin dhe ngjyrën e pabarabartë të lëkurës.
4. Karrotat përmbajnë Beta Karroten, i cili është një përbërës që konvertohet në vitaminën A brenda trupit të njeriut. Ai është i dobishëm në riparimin e indeve të lëkurës. Karotenoidet dhe antioksiduesit kushtëzojnë dhe mbrojnë lëkurën për rritjen e imunitetit ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe shërimin e djegieve të tij. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngut të karrotës gjatë verës, pasi ajo punon si një bllokues natyral ndaj diellit.
5. Lëkura e thatë shkaktohet zakonisht nga mungesa e Kaliumit në trup. Karrotat janë burime të pasura të kaliumit dhe konsumi ditor i tyre automatikisht shton hidratimin e lëkurës.
Karrotat mund të parandalojnë dhe kurojnë në mënyrë efektive një gamë të gjerë të sëmundjeve të lëkurës, përfshirë dhe aknet, inflamacionet, skuqjet etj. Për shkak të cilësive të tyre shëruese, karrotat mund të përdoren duke i vendosur direkt mbi plagë, duke shpejtuar shërimin e tyre.
Përfitimet për Flokët:
Karrotat njihen gjerësisht për përmirësimin e trashësisë së flokut dhe për nxitjen e rritjes së tyre. Të mbushura plot me vitaminën A, karrotat mund të ofrojnë këto përfitime për flokun tuaj:
1. Karrotat janë efektive në luftën kundër rënies së flokut, pasi ato i ofrojnë vitamina jetësore, duke i bërë më të trashë, më të shkëlqyeshëm, më të gjatë dhe më të fortë. Pirja ditore e lëngut të karrotave i bëjnë flokët tuaj më të shëndetshëm.
2. Pirja ditore e një gote me lëng karrote nxit rritjen e flokut. Vitaminat C dhe E në karrota, nxit qarkullimin e gjakut në skalp, duke ndaluar kështu dhe plakjen e parakohshme të flokëve.
Me kaq shumë përfitime që na ofrojnë karrotat për shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, konsumimi i tyre duhet të jetë pa limit, duke i ngrënë apo duke pirë lëngun e nxjerrë prej tyre.
Mënyrat e përdorimit të karrotave:
Përveç se mund të konsumohen të pagatuara apo duke pirë lëngun e tyre, ka dhe mënyra të tjera përdorimi të tyre:
1. Nëse ju nuk e pëlqeni lëngun e karrotave të shtrydhura, ju mund ta shtoni atë në ndonjë lëng tjetër të shëndetshëm që ju pelqeni;
2. Ju mund t’i shtoni karrotat në sallatë. Mund t’i hani të qëruara dhe të pastruara në shtëpi si shkopinj;
3. Mund t’i shtoni në supë, por dhe mund t’i piqni për vaktin e darkës;
4. Mund t’i zieni në avull me salmon.
Duke përfunduar me përfitimet nga karrotat për shëndetin e lëkurës dhe flokëve tanë, karrotat ndihmojnë gjithashtu dhe në përmirësimin e shikimit, nxitin shëndetin e syve, parandalojnë kancerin, ndihmojnë funksionimin kardiovaskular, rritin imunitetin dhe ndihmojnë tretjen.
Konsumimi i rregullt i karrotave zvogëlon gjithashtu nivelet e kolisterolit për shkak të përmbajtjes së fibrave dhe acideve. Karrotat pastrojnë trupin, vitamina A që ato përmbajnë, ndihmon në largimin e toksinave nga trupi. Zvogëlojnë yndyrën në mëlçi. Fibrat e karrotës ndihmojnë në pastrimin e dhe lëvizjen e zorrëve. Karrotat pastrojnë dhëmbët dhe gojën tuaj. Ato largojnë shtresat dhe ushqimet e mbetura si një furçë apo pastë dhëmbësh. Mineralet e tyre parandalojnë dëmtimin e dhëmbëve.
Ndaj, bëjini karrotat pjesë të dietës tuaj ushqimore, duke shijuar të gjitha përfitimet shëndetësore që na ofrojnë.