Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Krejtësisht vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në pjesën jugperëndimore, pjesërisht pjesa jugore dhe ajo qëndrore, me shpejtësi prej 15-65 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.