Betimin se do ta mbrojë aktin më të lartë juridik e kishte bërë para deputetëve të Kuvendit. E, pikërisht Kushtetuesja mund të bëhet shkak që Vjosa Osmani të bie nga pozita e presidentes.
Kjo ka gjasa të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të ish-deputetëve Veton Berisha dhe Albert Kinolli.
Të njëjtit, në prill të viti 2021 kishin dorëzuar ankesë në lidhje me dyshimet për orkestrimin e votimit nga ana e partisë rome “Romani Iniciativa”, në vendbanimet me shumicë serbe.
Për kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, mbrojtja e kushtetutshmërisë është gjëja më e rëndësishme.
Por, sa ka gjasa që Kushtetuesja të marrë vendim në favor të ish-përfaqësuesve minoritarë?
Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga deputeti nga radhët e “Romani Iniciativa”, Fadil Gashi, por i njëjtë gjatë së enjtës ka qenë i paqasshëm.