Këngëtari Korab Shaqiri në një lidhje të drejtpërdrejt në programin “Forever Young” në “Radio Vala Rinore”, ka folur për herë të parë rreth thashethemeve për ndarjen nga bashkëshortja.
Që në fillim të intervistës, Korabi i demantoi të gjitha lajmet që kanë dal për ndarjen e tij nga bashkëshortja, transmeton Kosovarja.
I pyetur konkretisht për rastin dhe si kanë ndikuar këto lajme të ai, Korabi tha: “Unë as nuk e kam ndjerë këtë muhabet. Nuk e kam fut në zemër, e arsye ka qenë mos-mirënjohja e portaleve në ditën e dasmës sime. Kur u diskutu se jam përcjellë nga garda e ushtria. Duke u nisur nga kjo, kam vendos që të mos komentoj për gjërat e ulëta që kanë shkruar e që nuk lidhen me muzikën. Sa i përket këtyre gjërave të vogla nuk do të prononcohem për portale. Të gjitha mediet e portalet e kanë numrin tim të telefonit. Por, ata më thërrasin pasi e publikojnë lajmin. Është hera e parë që po prononcohem, rreth ksaj”, tha ndër të tjera Shaqiri.
Pra, ishin mediat ato që e ndanë Korabin nga e shoqja, e jo që diçka kishte ndodhur realisht.