Ish-deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili në prill të vitit 2021 ka dorëzuar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, ka komentuar pritjet e tij lidhur me vendimin e Kushtetuese për konstatimin se a ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit apo jo.
Berisha, ka thënë se tani e dy vite janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas të gjitha statistikave kjo është lënda e cila ka zgjatur më së shumti.
Edhe pse një vendim i Kushtetueses mundet ta rrëzojë presidenten, Berisha ka thënë se ndihet keq për një gjë të tillë.