Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi.
Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë.