Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që të mos i kërkohet të flasë për deklaratat e vitit 2010.
Në vitet kur ai thoshte që Kosova nuk duhet të bëjë dialog me Serbinë, pa kërkuar Serbia falje.
Tutje ai foli për marrëveshjen e Ohrit duke thënë që nuk është marrëveshje e shkëlqyer, por nuk e cënon të ardhmen e Kosovës.
“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo që është e vlefshme nuk na e cenon fare mundësinë për të ecur përpara. Marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem, tavanin e ulët dhe nuk ngriheshim dot. Mos kërkoni prej meje të flas për veten time të vitit 2010. Flasim edhe për 2005, por cili është kuptimi, çfarë është ky obsesion”, ka thënë Kurti në një intervistë për Debat plus, përcjell Reporteri.net.